http://www.kombi.im

Kush Festoi për krijimin e komunës së Parteshit?

0

KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SË PARTESHIT?

Salih Mehmeti
24 gusht Prishtinë

Pishman i madh

Nëse dikush do të thoshte se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ përgjatë këtyre viteve ka qenë një orvatje e kotë dhe e pacak, megjithatë kjo gjë s’do të duhej ta zhvlerësonte krejtësisht këtë parti groteske. Prehistoria e themelimit të kësaj partie në rrënojat e shkatërrimit të lëvizjes së mëparshme ‘Vetëvendosje’ meriton një vëmendje të posaçme sidomos për makinacionet e saj që e karakterizuan qysh prej ditës së parë të metamorfizimit të saj në parti politike (12 qershori i këtij viti).

Lexo më shumë »

Këngë epike për Betejën e Kosovës të vitit 1389

2

Sapo të shihni këtë artikull do të vëreni se ndoshta është vendosur me vonesë por më lejoni që t’ju them se tani së fundi kam filluar që të punoj në këtë faqe dhe posa m’u dha rasti vendosa që ta paraqes këtu.

Përshkrim i shkurtër për Betejën e Kosovës të vitit 1389

Beteja e Kosovës u zhvillua në vitin 1389 në afërsi të Prishtinës, në vendin e quajtur Gazimestan. Shumë gjëra për këtë betejë nuk dihen. Dihet se në këtë betejë kanë qenë pjesëmarrës luftëtarë nga Evropa të cilët udhëhiqeshin nga Car Llazari dhe luftëtarë të anës tjetër të Pernadorisë Osmane.  Në radhët e forcave evropiane bënin pjesë shume popuj duke përfshirë këtu edhe popullin shqiptar. Nga kjo betejë dihet se kanë mbetur të vdekur udhëheqësi i forcave evropiane, Car Llazari dhe perandori i Perandorisë Osmane, Sulltan Murati I (i parë),    Shumë mite, këngë, legjenda etj. , janë thurrur si rrjedhojë e kësaj beteje. Lexo më shumë »

BRETKOSA QË DO TË TRASHET SA NJË KA

1

Një prej shfaqjeve më finoke të luftës avanturiere të zhvatjes së pushtetit, medoemos do të jetë 12 Qershori i këtij viti, dita kur Lëvizja “Vetëvendosje” i dha fund botërisht identitetit dhe filozofisë së saj rezistuese me ç’rast ngriti velat për lundrim në detërat e tallazitura t’politikës. Mbase në dukje s’duket të ketë gjë që të tingëllojë absurde, ama ata [drejtuesit e LVV] duhet të bëhen të ditur, aq sa kurrë të mos thonë kurrë, përderisa syri i pangopur i tyre lakmon politikën, lartësitë eterike të saj dhe pozicionimin e privilegjuar. Lexo më shumë »

Prizreni në burimet historike mesjetare

0

Prizreni si vendbanim i lashtë i përket kohës antike

Besohet se romakët në fillim të shek. I dhe në mbarim të shek. II, në themelet e lokaliteteve të Therandës antike bënë që ky qytet të jetë qyteti i parë me qendër të zhvilluar në Dardaninë antike. Ngritën rrugën kryesore që e lidhte qytetin e Shkodrës. Kjo rrugë tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesën qendrore të Ballkanit dhe me pjesët lindore të Perandorisë Romake, si dhe me Ulpianën në rrugën kryesore – Via Egnatia Lexo më shumë »

Shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve

3

Shqipja si gjuhë është gjeniale dhe është për të ardhur keq, që shqiptarët e sotëm ende nuk kanë kuptuar rëndësinë e saj gjuhësore universale. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka ditur ta studjojë dhe ta thellojë siç meriton në këtë kuptim gjuhësor. Dijetarët shqiptarë gjithmonë kanë shkuar pas gjuhëtarëve perëndimorë dhe më në veçanti atyre që quhen albanologë. Ata madje kanë kaq shumë besim te këta, sa shpesh pranojnë pa menduar aspak gjithë mendimet që japin albanologët sido që të jenë. Lexo më shumë »

Bashkimi, i shqiptarëve në një shtet, është i pandalshëm.

0

Politologu Koço Danaj komentoi dje performancën e politikës dhe diplomacisë shqiptare pas anëtarësimit në NATO, procesin integrues, rolin e opozitës, vizitën e Metë në Serbi, të ardhmen e Maqedonisë, domosdoshmërinë e bashkimit te shqiptareve në një shtet.Duke ju referuar çështjes së vizave, Danaj theksoi se BE është një klub i krishterë, që merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vërtetua vitin e kaluar, kur Shqipëria u penalizua si vend me popullsi përkatësisht myslimane. Lexo më shumë »

Origjina e racës shqiptare

3

Prova gjuhësore autoktonin e Racës Shqiptare – Zbulimet Arkeologjike – Mendimi i Antropologvet – Besimi i Diellit dhe Bestytni të Sotshme – Përfundim.

Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pati botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipotezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket.
Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak Lexo më shumë »

Bizantizimi i Greqisë

0

Bota shqiptare duhet të pushojë së habituri me arrogancën raciste të manifestuar prej qarqeve më të larta të shtetit grek. Mirazhi që thur politika zyrtare e Shqipërisë është një Greqi kinse mirëdashëse, europiane dhe partnere e denjë ndaj shqiptarëve në rrugën për në BE. Harrohet me apo pa qëllim se është pikërisht kjo Greqi, shteti më jomeritor i BE-s dhe NATO-s që është përgjegjës për përvijimin e një politike të sertë kundërshqiptare. Derisa politikanë shqiptar zgërdhihen para kamerave me përfaqësues të shtetit grek (siç ishte rasti i vizitës së Karamanlisit dhe temenaja e tërë Kuvendit shqiptar ndaj tij) harrojnë se pikërisht Greqia është përgjegjëse për kolonizimin e Epirit jugor, gjegjësisht pjesës perëndimore të tij – Çamërisë dhe rretheve malësore të Janinës, Fllorinës dhe Kosturit. Lexo më shumë »

E vërteta e fshehur e pretendimit grek për Vorio Epirin

2

Historia shumë shekullore e Shqipërisë tregon se populli shqiptar ka qenë dhe mbetet një popull paqedashës, punëtor, human, mikpritës dhe i besës. Ai nuk ka patur kurrë lakmi për pasuritë dhe trojet e të tjerëve, por ka jetuar e ka punuar në trojet e veta të trashëguara nga parardhësit e vet, ilirët. Natyra i ka falur këtij vendi pasuri natyrore të bollshme për të jetuar. Lexo më shumë »

Tri Ngjarje me Motiv Lirie

1

(Bahri Fazliu, marrëveshja LKÇK-UÇK dhe Agron Rrahmani)

1. Viti 1998 ishte një vit i veçantë për lëvizjen çlirimtare në Kosovë. Pas goditjeve që kjo lëvizje kishte pësuar në fillim të vitit 1997, përmes arrestimeve të anëtarëve dhe krerëve të të UÇK-së dhe të LKÇK-së, dhe vrasjeve të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e të Hakif Zejnullahut, fillimi i vitit 1998, sidomos pas sakrificës sublime për liri (ndoshta sakrificës më të madhe për liri që në shekullin e 20-të është bërë nga ndonjë individ e lë më familje) të Adem e Hamëz Jasharit me familje, shënoi një rritje të paparë të lëvizjes çlirimtare deri më atëherë, që kanalizohej pas kësaj date përmes emrit të UÇK-së. UÇK-ja, deri më atëherë një organizatë ilegale politiko-ushtarake, filloi të shndërrohej brenda natës në shumë rajone të Kosovës në një ushtri të vërtetë kryengritëse. Lexo më shumë »